Borussia Dortmund ka triumfuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Paris Saint-Germain.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e stërmbushur “Signal Iduna Park” u mbyll me rezultat minimal 1:0 për vendasit.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 36-të nëpërmjet Fullkrug.
Dortmundi ishte mjaft i mirë në ndeshjen e parë, por në të dytën mysafirët e morën iniciativën.
Parisienët patën iniciativën dhe raste tejet të mira shënimi, por nuk arritën të barazonin rezultatin.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas gjashtë ditësh, e martë me fillim nga ora 21:00 në “Parkun e Princave”.