Rrugëtimi i Rafael Nadal në turneun Masters në Madrid përfundoi në fazën e 1/8-ave. Në ndeshjen për një vend në çerekfinale, spanjolli u mposht me rezultatin 2-0 (7-5, 6-4) nga çeku Jiri Lehecka.
Sfida që zgjati për 2 orë, pa një Nadal në shumë vështirësi, por seti i pari u mbyll me shumë pak diferencë.
Në të dytin, Lehecka ishte më i freskët dhe arriti të fitoi dhe të mbyllë takimin, duke u kualifikuar për më tej.
Për Nadal, ky turne ishte një si test për të parë nëse tenisti mund të garojë në Slamin e Roland Garros.
Dëmtimet e shumta dhe forma me shumë ulje-ngritje e spanjollit e vendos në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij, duke bërë që turneu në Paris të rrezikojë mos ketë një nga emrat më të lakmuar në botën e tenisit.
Në ndeshjen tjetër, Jannik Sinner ia doli jo me shumë lehtësi ndaj rusit Karen Khachanov.
Seti i parë shkoi në favor të këtij të fundit, por Sinner përmbysi me dy sete 6-3, duke prerë biletën e çerekfinaleve.
Italiani do të gjejë në këtë fazë kanaedin Auger-Aliassime, që eliminoi çekun Mensik.