Shkruan: Florim Zeqa 29.04.2024
Vlerësimi im nga këndvështrimi analitik është ky, edhe pas dy votimeve paraprake në dy institucionet e Këshillit të Evropës shanset e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës janë të përgjysmuara. Votimi i fundit në Asamblenë Parlamentare edhe pse një hap shumë i madh, nuk është kryer e gjitha, pasi më e rëndësishmja nuk është bërë.
Mos bëni hopa pa e kapërcyer gardhin
Ofensiva diplomatike e Serbisë për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është e madhe, madje më e madhe seqë mund ta imagjinojmë. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po bën fushatë të paparë për të shtyrë votimin e anëtarësimit të Kosovës qoftë edhe për disa ditë.
Çasja e gabuar e kryeministrit Albin Kurti dhe e presidentes Vjosa Osmani siq ishte ajo në ‘Ditën e të Zhdukurve’, gjegjësisht e paralajmërimeve të tyre për ngritje të padisë ndaj Serbisë për krime lufte menjëherë pas anëtarësimit në KiE, është e njëjtë sikur e të bërit “Hopa pa e kapërcyer gardhin”!
Në kohën kur presidenti i Serbisë po bën një fushatë të jashtëzakonshme për të bindur shtetet anëtare në Evropë që të shtyjnë votimin për pranimin e Kosovës të paktën për një kohë! Kjo do të ishte betejë e fituar nga Vuçiqi!
Që kjo të mos ndodhë, krerët shtetërorë, në vend të përkujtimit të viktimave të luftës apo të bërit fushatë elektorale për pushtet me viktimat e luftës dhe me të gjallët e vdekur, duke luajtur skajshmërisht me ndjenjat e familjarëve të të pagjeturve dhe viktimave të luftës, do duhej të fokusoheshin në diplomacinë e jashtme, për t’iu kundërpërgjigjur Serbisë së Vuçiqit!
Çka fshihet pas fijes së hollë për anëtarësim të Kosovës në KiE?!
Pothuajse të gjitha shtetet me ndikim siq janë; SHBA, Gjermania, Italia dhe Franca, etj, të cilat po kërkojnë me ngulm formimin e Asociacionit, duhet të jemi tepër të vëmëndshmëm që të mos surprizohemi keq më 16 Maj nga SHBA-të dhe shtete tjera të BE-së që kanë ndikim të madh brenda organizatës së Këshillit të Evropës.
Andaj, që të mos e humbasim rastin historik të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosova pa humbur kohë dhe me urgjencë duhet ta përgatis ‘Draft-statutin’ e Asociacionit për t’i bindur shtetet mike dhe të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, që zotimet e shkruara në letër nuk janë vetëm fjalë, por janë zotime serioze që do të zbatohen me përpikmëri nga institucionet e shtetit tonë.
Të gjithë politikanët pa dallim pushtet dhe opozitë, e dijnë fare mirë që Asociacioni është i pashmangshëm, është punë e kryer që nga viti 2013.
Çdo veprim i vonuar apo aventurë e lidershipit kosovar mund ta rrezikojë seriozisht anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe në organizata tjera siq janë BE dhe OKB.
Prandaj, pak rëndësi ka, se a themelohet Asociacioni një ditë para apo pas mbledhjes së 16 Majit, e rëndësishme për Kosovën është arritja e qëllimit politik, respektivisht anëtarësimi në KiE dhe hapja e përspektivës evropiane dhe transatlantike.
Do të ishte tepër e dhëmbshme për Kosovën sikur të bie pre e kësaj fije të hollë ndarëse nga anëtarësimi në Këshill të Evropës. Të respektohen rekomandimet e miqve ndërkombëtar për lëizjen e duhur politike para 16 Majit. Ndyshe, pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian mund të ndryshojë edhe mbështetja që e ka tani Kosova për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Që kjo të mos ndodhë, ‘Draft-statuti’ për Asociacionin duhet të zbatohet menjëherë nga Qeveria para 16 Majit në përputhje të plotë me kornizën ligjore, gjegjësisht sipas rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, me bekimin edhe të deputetëve të Kuvendit po në të njëjtin vit, në mënyrë që të hiqen të gjitha dilemat dhe dyshimet e miqve ndërkombëtar, me besim të thyer në drejtuesit tonë shtetëror.