Sipërmarrësi amerikan dhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos ka zbuluar së fundmi se çfarë rutine ndjek çdo ditë, pasi njerëzit gjithmonë pyesin se çfarë përfshihet në rutinën e njerëzve të pasur.
Jeff Bezos tregoi se mëngjesi i tij fillon shumë ngadalë.
Ai i tha Lex Friedman Podcast se mëngjesi i tij fillon me përtaci; duke tërhequr zvarrë këmbët dhe duke kaluar pak kohë në smartfonin e tij.
Drejtuesi i podcast-it u trondit kur dëgjoi këtë sjellje, pasi ai e quajti miliarderin 60-vjeçar “një nga njerëzit më produktivë në botë”.
“Unë nuk jam aq produktiv sa mund të mendoni se jam. Para së gjithash, zgjohem në mëngjes dhe i marr gjërat me terezi. Unë pi një kafe … dhe lëviz ngadalë,” -u përgjigj Bezos.