Derbi mes Juventusit dhe Milanit nuk ka prodhuar fitues.
Dueli i zhvilluar në “Allianz Stadium” përfundoi me rezultat 0:0, i vlefshëm për javën e 34-të të Serie A.
As edhe një gol i vetëm nuk u shënua, teksa Juventusi ishte më kërkues.
Milani tani ka 70 pikë në vendin e dytë, pesë më shumë se Juventusi një pozitë më poshtë.
Në Itali, çështja e titullit të kampionit veçse është zgjidhur, ku Interi e rikthen trofeun pas dy sezoneve.