Alejandra Rodriquez, 60 vjeçare u kurorëzua mbretëresha e bukurisë e Buenos Aires.
Ajo do të jetë pjesëmarrësja më e vjetër që merrë pjesë për ta fituar titullin prestigjioz të Miss Universe.
Pasi u kurorëzua si “Miss Argjentina”, Rodriquez, e cila gjithashtu punon si gazetare tha se ndihet e lumtur që ka filluar një epokë e re në garat e bukurisë, shkruan “El Trece”, transmeton Klankosova.tv
“Jam e lumtur që filloj një epokë të re garash bukurie. Në këtë epokë që tani ka filluar, nuk ka rëndësi vetëm bukuria fizike, por edhe vlerat e tjera”, u shpreh ajo.
Lidhur me sekretin e bukurisë, ajo tha se: “Gjëja më e rëndësishme është të ushqehesh mirë dhe të jesh fizikisht aktive”.