Vendvotimet 1977 dhe 1979 në Tetovë janë hapur me kohë dhe nuk raportohet pa asnjë parregullsi. Kryetarët e këtyre dy vendvotimeve thanë se ende është numri i ulët i daljes në zgjedhje, marrë parasysh se ende është herët.
“Vendvotimi është hapur në kohë, në ora 07:00, edhe pse te ky vendvotim ka 692 votues, tash është herët ende, është numri shumë i vogël i daljes, presim se do të ketë më shumë”, tha Abibe Dehari, kryetare në vendvotimin 1979 në Tetovë.
“Gjithsej ky vendvotim në Listën Zgjedhore ka 821 votues. Hapja e votimit është bërë sipas procedurës dhe në kohë, aparati ishte në rregull, nuk ka pasur probleme. Deri tash kanë dalur afër 10 votues”, theksoi Zylqyfli Salihi, kryetar i vendvotimit 1977 në Tetovë.