Davide Calabria është suspenduar me dy ndeshje pas një kartoni të kuq direkt në “Derby della Madonnina”, ndërsa Theo Hernandez dhe Denzel Dumfries u suspenduan për vetëm një ndeshje.
Gjyqtari sportiv i Serie A mori vendimet sot, pas përfundimit të javës të 33-të.
Kapiteni i “Rossonerëve, Calabria u përjashtua nga fusha në minutën e 95-të të derbit mbrëmë pasi goditi Davide Frattesin në fytyrë. Për këtë arsye, ai është dënuar me dy ndeshje mos-lojë.
Bashkëlojtari i Calabrias, Theo Hernandez, dhe mbrojtësi i djathtë i Interit, Dumfries, të cilët gjithashtu morën kartonë të kuq direkt, në minutën e 93-të, u suspenduan vetëm për një ndeshje. Të dy u gjobitën gjithashtu me 10,000 euro secili.
Lojtarët e tjerë të suspenduar për javën e 34-t në Serie A janë Antonio Candreva (Salernitana), Armand Lauriente (Sassuolo), Karol Linetty (Torino), Diego Llorente, Leandro Paredes (Roma) dhe Zito Luvumbo (Cagliari).