Manchester United është kualifikuar për në finalen e Kupës FA, aty ku do të takohet me rivalin lokal, Manchester Cityn.
Man United kalimin për në finale e siguroi pas ekzekutimit të penalltive, duke eliminuar me mjaft vështirësi skuadrën nga Championship, Coventry City.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës përfundoi me rezultatin 3:3 pas 120 minutave lojë.
“Djajtë e Kuq” krijuan epërsi prej tre golave fillimisht dhe dukej se do ta mbyllte me lehtësi çështjen e fituesit.
Scott McTominay (23’), Harry Maguire (45+1’) dhe Bruno Fernandes (58’) realizuan golat për Man United.
Por, skuadra e drejtuar nga Mark Robins barazoi gjithçka në vazhdim, duke shënuar tre herë përmes Ellis Simms (71’), Callum O’Hare (79’) dhe Haji Wright (90+5’), për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Në vazhdime gola nuk pati. Në fakt, Coventry shënoi në fundin e pjesës së dytë përmes Victor Torp (120+1’) dhe finalisti i dytë u vendos pas penalltive, aty ku më të saktë u treguan të përzgjedhurit e Erik ten Hag.
Man United në penallti triumfuan me rezultati 2:4.
Finalja mes skuadrave nga Manchesteri do të zhvillohet më 25 maj.