Arsenali është rikthyer te fitoret në Premierligë.
“Topcinjtë” triumfuan 0:2 në udhëtim ndaj Wolves në kuadër të javës së 34-të të elitës së futbollit anglez.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e fundit të pjesës së parë.
Ishte Trossard i cili realizoi pas asistimit nga Gabriel Jesus.
E krejt në sekondat e fundit ishte Odegaard që realizoi për 0:2.
Me këtë fitore, Arsenali bëhet përkohësisht lider në tabelë me 74 pikë, një më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Wolves mbetet i 11-ti me 43 pikë.