Lille nuk ka arritur të kalojë më shumë se në çerekfinale të Ligës së Konferencës.
Ekipi ku luan edhe futbollisti kosovar, Edon Zhegrova u eliminua sot nga Aston Villa.
Ylli kosovar nuk luajti sonte për shkak të lëndimit, ndërsa Lille shënoi fitore 2:1 në kohë të rregullt, duke e barazuar në 3:3 rezultatin e përgjithshëm.
Megjithatë, në penallti, anglezët u treguan më të mirë, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.