Real Madridi është gjysmëfinalisti i fundit i Ligës së Kampionëve.
“Los Blancos” eliminuan Manchester Cityn pas ekzekutimit të penalltive.
Rezultati pas kohës së rregullt ishte 1:1, kurse i barabartë ishte edhe në ndeshjen e parë, 3:3.
Rodrygo kaloi mysafirët në epërsi qysh në minutën e 12-të të ndeshjes.
Pjesa e parë më pas ishte e gjitha e vendasve që tentonin të shënonin golin e barazimit.
Megjithatë, atë e gjetën tek në minutën e 76-të nëpërmjet Kevin De Bruynes.
Dy herë nga 15 minuta ishin alternativa e dytë, por as aty nuk pati fitues e as gola të shënuar.
E si opsion përfundimtar mbetën penalltitë.
Aty, më të mirë ishin Real Madridi që iu gëzuan kualifikimit tutje.