Xavi fajëson gjyqtarin: Liga e Kampionëve për ne përfundoi shkaku i gabimit të tij, ishte katastrofal
Xavi Hernandez ka akuzuar gjyqtarët për eliminim e Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Barça pësoi humbje sonte në shtëpi me rezultatin 1:4 nga Paris Saint-Germaini, për t’u eliminuar në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4:6.
“Është për të ardhur keq, Liga e Kampionëve për ne ka përfunduar për shkak të gabimit të gjyqtarit. I thashë gjyqtarit se ai ishte ‘katastrofal’. Është realiteti”, deklaroi Xavi pas ndeshjes.
Gjyqtari i kryesor i ndeshjes sonte ishte rumuni, Istvan Kovacs.
Ndryshe, Paris Saint-Germaini me këtë fitore siguroi kalimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Parisienët në fazën tjetër të kësaj gare do të përballen me Borussia Dortmundin.