Së fundmi këngëtarët shqiptarë, Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliu janë arrestuar nga policia zvicerane. Është raportuar nga media kosovare se artistët do të performonin në një “BajramParty” që ishte planifikuar të mbahej me 13 prill në Zvicër.
Eventi dështoi, pasi policia zvicerane ka hyrë në kontroll duke arrestuar këngëtarët e njohur të skenës muzikore, të cilët janë mbajtur për 48 orë nga policia zvicerane.
Këngëtari Labinot Rexha, i cili parashikohej të këndonte, ka treguar se kishte nënshtetësi zvicerane prandaj për të policia nuk ka paraqitur problem, duke e lënë të lirë.