Shaban Sinani
Federatat norvegjeze e Futbollit, Atletikës dhe ajo e Hendbollit në bashkëpunim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë Norvegji dhe me partneritetin që kanë me drejtuesit e klubit të futbollit “ES” nga Kamjani, vëllezërit Burim dhe Elmaz Sinani dhe trajneri i njohur i hendbollit me famë ndërkombëtare Almir Lajiç, dhe veprimtarin shqiptarë Islam Poliku, kanë sjell një donacion me veshje sportive dhe rekuizite sportive, në veçanti për atletik.
Ky donacion i është dedikuar klubit të Atletikës “Kamjani” që drejtohet nga Ibraim Xhemaili. Këto pajisje sportive në mënyrë solemne drejtuesit e KF ES ia dorëzuan trajnerit Ibraim Xhemailit në praninë e disa anëtarëve të këtij klubi. “Ky donacion që erdhi nga Norvegjia edhe më tepër na obligon dhe na motivon që të vazhdojmë punën tonë me klubin e atletikës “Kamjani”për të arritur rezultatet të larta. Posaçërisht falënderoj vëllezërit Burim dhe Elmaz Sinani që kanë vendos që donacioni i parë me pajisje sportive ti dedikohet pikërisht klubit tonë” deklaroi trajneri Ibraim Xhemaili
Vëllezërit Burim dhe Elmaz Sinani të cilët janë në bashkëpunim të ngushtë me mërgatën shqiptare në Norvegji dhe federatat përkatëse u zotuan se donacione me pajisje dhe rekuizite sportive do të ketë edhe në të ardhmen “Po, është e saktë se donacione do të ketë edhe në të ardhmen dhe ato do tu dedikohen klubeve sportive të Komunës së Bogovinës, por edhe klubeve ta rajonit të Pollogut. Bashkëpunimi jonë i sinqertë do të vazhdon krejt në të mirë të sportit dhe sportistëve tanë. Faleminderit Norvegji”, thanë vëllezërit Burim dhe Elmaz Sinani.
Për në fund duhet theksuar se këto donacione me pajisje dhe rekuizite sportive do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve për punë të sportistëve dhe klubeve sportive në rajonin e Pollogut
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Zjarri në Trubarevë, priten e rezultatet e cilësisë së ajrit
- Dëshmia e James Rubin, trupi gjykues shkon në pauzë
- Gëzhojë endacake dëmton xhamin e përparmë të një automjeti në Shkup
- Rubin për takimin me Thaçin pas luftës: Nga një djalë që punonte në vështirësi, ishte bërë kryeministër
- A i refuzoi UÇK-ja propozimet e Albright? – Flet James Rubin
- Kallëzim penal për falsifikim dokumenti në Kumanovë
- Rubin: Përpjekja për të parandaluar një masakër masive të shqiptarëve të Kosovës ishte e madhe
- Gazetari- Sejdiut: Pse si ke bë deri tash, që 8 vjet je kryetar? Blerimi nervozohet! (VIDEO)
- Kandidati që erdhi nga jeta e vështirë për të sjellë ndryshime në Tetovë
- Takimi Rubin-Thaçi në Rambuje: U mundova ta ndihmoj në arritjen e vendimit të duhur