Rihanna tregoi anën e saj ‘të egër’ teksa u largua nga festa e ditëlindjes së mikes së saj Melissa Forde të enjten në mbrëmje.
Këngëtarja, 36 vjeçe, shkëlqeu në një fustan të shkurtë, teksa shfaqte linjat e saj në veshjen e cila kishte një palë sytjena të zeza.
Rihanna shtoi një pallto me dizajn leopardi të gjatë deri në dysheme, të veshur me lesh artificial të zi në ansamblin e saj të ashpër dhe mbante një çantë me lesh Louis Vuitton ngjyrë kafe, shkruan DailyMail.
Pamja e yllit të kujtonte Mikro-trendin TikTok, gruan e mafias, e cila është një estetikë e çuditshme e cila ndikohet shumë nga partnerët e gangsterëve.
Ylli i lindur në Barbados kishte veshur një palë taka të zeza prej sateni dhe aksesorë me një sërë zinxhirësh argjendi të trashë.
E frymëzuar nga vitet e 80-ta për dukjen e saj të fundit, ajo e përfundoi ansamblin e saj me një palë syze dielli me ngjyrë të verdhë.