Në emisionin Ora e Parë në Klan Maqedoni, meteorologu i njohur Slavço Popovski tha se nxehtin s’do të mund ta shijojmë shumë gjatë, ngaqë nga java tjetër paralajmërohet ulje e temperaturave dhe reshje të shiut.
Moti nesër dhe deri në fund të javës do të vazhdojnë të jetë me temperatura deri në 29 gradë celsius, duke u shoqëruar me vranësira të vogla dhe me erëra të dobëta.
“Temperatura të ngjashme do të ketë edhe gjatë fillimit të javës që vjen. Ndërkaq, nga e mërkura priten reshje të shiut dhe vranësira por nuk përjashtohet edhe reshje bore në viset malore” – tha mes tjerash Popovski.