Kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska-Davkova në mitingun e djeshëm në Strumicë tha se pushteti aktual nuk punon në favor të qytetarëve dhe se të gjitha hapat që i ndërmerr nuk janë aspak hapa europianë, siç pohojnë vetë. Siljanovska fushatën presidenciale e vazhdon sot në Dollnenë, Makedonski Brod dhe Kërçovë ku do ta mbajë mitingun qendror.
“Hapat europianë duhet të jenë kërkim të standardeve që nuk i kemi, kërkim të shtetit të së drejtës, të shtetit të sigurt, të shtetit ku mbizotëron ndjenja për solidaritet. Paramendoni, esenca e socialdemokracisë janë solidariteti, shteti social, humanizmi, ndërsa në krye të socialdemokratëve tani janë figura më të pasur në shtet”, tha Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate për presidente, VMRO-DPMNE & koalicioni.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Shqipëria regjistron qytetarët kosovarë që hyjnë në kufi, krijohet kolona rreth 3,5 kilometra
- Angellov: Me ribalancin e buxhetit pres që t’i blejmë tre “Air Traktorë” dhe të punësohen dy pilotë të rinj
- Mickoski: Së shpejti nis “hekurudha e shpejtë”! Projekte të reja infrastrukturore, pa kredi e donacione
- Dy të vdekur e një i lënduar nga aksidenti në Obiliq
- BE-ja përsërit keqardhjen për mosveprimin e Serbisë ndaj përgjegjësve për Banjskën
- Burgu efektiv zëvendësohet me burg shtëpiak, të dënuarit në Kërçovë i vendoset hallka elektronike
- Interkonektori i gazit me Greqinë pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2027
- Aksident pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre/ Shtatë të plagosur, mes tyre një grua shtatzënë dhe një fëmijë
- Komandant Hoxha: Sot thonë se i kanë fituar luftërat, në 2001 ishin jashtë luftës duke përvetësuar miliona nga fondet e UÇK-së
- Komisioni i AUV-it: “Vita” shkeli vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës – rezultatet në pritje