Siljanovska nga Kumanova tha se si presidente do të kërkojë unitet

Kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova, në tubimin në Kumanovë, tha se si presidente do të kërkojë unitet. “Mos shko jashtë nëse nuk mund të thirresh në emër të qytetarëve dhe në emër të unitetit parlamentar. Unë këtë do ta kërkoj”, u shpreh Siljanovska. Ajo tha se si deputete në Kuvend shpeshherë ka qenë dëshmitare e keqpërdorimit të flamurit evropian dhe ka akuzuar shefin e shtetit Stevo Pendarovski për bashkë-pjesëmarrje në keqpërdorim të procedurës. Ajo për zyrtarët e qeverisë ka shtuar se ata janë “evropianë të rremë”.

“Nuk ka asgjë të përbashkët me Bashkimin Evropian, është keqpërdorim i Bashkimit Evropian. Presidenti çdoherë bëhej pjesëmarrës në shkelje kur ligjet miratoheshin në procedurë të shkurtuar, në vend të procedurës së rregullt kurse në procedurë të rregullt mund të merrnin pjesë dhe diskutonin edhe palët e prekura, ekspertët, organizatat joqeveritare”, tha Gordana Siljanovska Davkova – kandidate për presidente.