Nuk ka fitues në ndeshjen e parë çerekfinale mes Arsenalit dhe Bayern Munichut.
Ndeshja e zhvilluar në Londër u mbyll me rezultatin 2:2, në një ndeshje ku dy skuadrat e patën epërsinë, por që e lëshuan nga duart fitoren.
Arsenali kaloi i pari në epërsi në minutën e 12-të me një gol të bukur të Bukayo Sakas.
Por, gëzimi i vendasve zgjati gjashtë minuta, pasi që Gnabry barazoi shifrat.
E në minutën e 32-të, Harry Kane u tregua i saktë për t’i kaluar bavarezët në epërsi.
Me epërsinë 1:2 u mbyll pjesa e parë e takimit.
Në minutën e 76-të, Trossard realizoi një gol pas një aksioni të bukur për të barazuar shifrat.
Me rezultatin 2:2 u mbyll edhe takimi, kurse dueli i kthimit zhvillohet javën tjetër në “Allianz Arena”.