Opozita humbjen do ta ketë aq të madhe sa nuk i ndihmon as Gruevski as Mickoski, thotë Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Click Plus në TV21 tha se Fronit Evropian i fiton bindshëm zgjedhjet. Mes tjerash shtoi se opozita shqiptare humbjen do ta ketë aq të madhe sa që nuk i ndihmon as Nikolla Gruevski e as Hristijan Mickoski.

“Opozita shqiptare humbjen do ta ketë aq të madhe sa nuk i ndihmon as Gruevski e as Mickoski”, tha Kreshnik Bekteshi nga BDI në emisionin Click Plus.