Pendarovski publikon programin presidencial: Ofrojmë zgjidhje për të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohet shoqëria

Kandidati për president, Stevo Pendarovski, e ka publikuar programin e tij zgjedhor, në të cilin siç thotë, i adreson nevojat kryesore e të gjithë kategorive të qytetarëve dhe ofron zgjidhje për të gjitha sfidat para së cilave është vendosur shoqëria.

“Të gjitha sfidat me të cilat u ballafaquam dhe me të cilat po ballafaqohemi më bindën se vetëm nëse kemi vizion të qartë, strategji të saktë dhe unitet qytetar mund ta realizojmë qëllimin tonë që të jetojmë në një shtet me rend i cili bazohet në parimin e sundimit të së drejtës, përparon ekonomikisht, siguron drejtësi sociale dhe barazi të tërësishme të të gjithë qytetarëve tanë pa marrë parasysh prejardhjen në shoqërinë tonë maqedonase shumetnike. Pas vete nuk kam asnjë aferë korrupsioni ose shembull të përdorimit të funksionit për realizim të interesave personale”.

“Prandaj në zgjedhjet e ardhshme kërkoj mbështetjen dhe besimin tuaj për mandat të dytë. Kam vizion dhe energji të vazhdoj luftën për mirëqenien e qytetarëve tanë dhe shtetit tonë”, thotë Pendarovski në fjalimin e vet hyrës në Program.

Programi i kandidatit Pendarovski përbëhet nga pesë shtylla kryesore, përkatësisht: Zëri i qytetarëve – mbrojtësi i të drejtave dhe lirive; Promovuesi i të rinjve, bashkësive të lëndueshmëve dhe të margjinalizuara; Mbrojtësi i demokracisë dhe bashkëpunimit midis bashkësive në shoqërinë maqedonas; Lufta për shtet të drejtë të çliruar nga kanxhat e krimit të organizuar dhe korrupsionit; Integrimi evropian si nxitës i transformimit të tërësishëm.

“Pavarësia nga partitë dhe përkushtimi ndaj qytetarëve, formimi i trupit këshillëdhënës për formulimin e politikave efektive demografike, kujdesi i zmadhuar ndaj diasporës sonë, vazhdimi i rolit korrigjues dhe përdorimi i të drejtës së vetos ndaj ligjeve që janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve, udhëheqja e konceptit të vetingut të tërësishëm në gjyqësor dhe politikë dhe përkushtimi në përparimin e bashkëpunimit me institucionet e BE-së, janë vetëm një pjesë e angazhimeve të Pendarovskit për mandatin e dytë presidencial”, thonë nga Kabineti i Pendarovskit.