I ka detyruar fëmijët të lypin para të cilat më pas i ka shpenzuar në kazino- Ngrihet padi ndaj një personi për neglizhimin dhe abuzimin me dy fëmijët e tij

Prokuroria Themelore Publike në Veles ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi nga fshati Izvor i Komunës së Çashkës për dy vepra penale – Moskujdes dhe keqpërdorim i fëmijës nga neni 201 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të . Kodi Penal.

Ekziston dyshimi i bazuar se në periudhën kohore nga viti 2021 deri më 04.03.2024, babai i dyshuar, duke neglizhuar rëndë detyrën e kujdesit dhe edukimit, ka lënë pas dore dy fëmijët e tij dhe i ka çuar në lypje për interesa vetjake. Fëmijët i ka çuar në lokacione të ndryshme në Shkup dhe Veles, i ka dërguar të kërkojnë para dhe pastaj i ka marrë paratë dhe i ka shpenzuar në një kazino.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Veles propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, sepse ekziston rreziku që ai të ikë, ta përsërisë veprën penale ose të ndikojë tek fëmijët e dëmtuar.