Nga takimet me qytetarë, Osmani: Falënderime pafund për mirënjohjet e shprehura me aq sinqeritet dhe emocion! (VIDEO)
Përmes një video përmbledhëse nga takimet me qytetarë, kandidati për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka shpreh mirënjohje për qytetarët të cilët i japin mbështetje të parezerv dhe i kujtojnë atij momente nga profesioni i mjekut.
“Takime që më mbushin me energji dhe elan për të bë edhe më shumë. Jeni forca shtytëse për të ecur para edhe më këmbëngulës, edhe më fuqishëm, edhe më bindshëm. Falënderime pafund për mirënjohjet e shprehura me aq sinqeritet dhe emocion!
Zotohem, #bashkë edhe në shumë sfida të tjera! #FrontiEuropian, #4Bujar”, ka shkruar në facebook.
Në video shihen qytetarë që me lot në sy falënderojnë Osmanin për shërbimet si mjek dhe kujdesin në mjekimin e pacientëve padallim.