Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli bashkë me dekanin e Fakultetit Ekonomik Prof. Dr. Brikend Haziri dhe prodekanen për arsim të këtij fakulteti Doc. Dr. Vjollca Hasani – Limani pritën në takim studentët të cilët fituan çmimet e para në garat që u organizuan nga Komisioni i Letrave me Vlerë.
Në konkursin për ndarjen e çmimit vjetor të Komisionit të Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për punimin më të mirë nga hulumtues të rinj në sferën e tregut të kapitalit, me punime hulumtuese-shkencore konkurruan studentët e të gjithë universiteteve të Maqedonisë së Veriut. Në këtë konkurs ngadhënjyen studentët e Fakultetit Ekonomik të universitetit tonë, të cilët fituan çmimin e parë dhe të tretë.
Punimi me titull “Roli dhe ndikimi i tregut të kapitalit në zhvillimin ekonomik në shtetet e Ballkanit Perëndimor” me autore studenten e drejtimit Financa dhe kontabilitet Rudina Etemi, fitoi çmimin e parë dhe u shpërblye me një shumë prej 50,000 denarëve nga ana e Komisionit.
Punimi me titull “Roli i tregut të kapitalit në financimin e gjelbër – Еmetimi i obligacioneve të gjelbra” me autore dy studente të drejtimit Kontabilitet dhe auditim, Samie Neziri dhe Parajsa Kokale fituan çmimin e tretë dhe u shpërblyen me 20,000 denarë nga ana e Komisionit.
Për këto arritje të studentëve Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe dekani Prof. Dr. Brikend Haziri përgëzuan studentet për suksesin e tyre dhe të Fakultetit Ekonomik duke theksuar se mbështetja e Universitetit ndaj tyre por edhe ndaj të gjithë studentëve të tjerë nuk do të mungojë, për shkak se puna dhe sukseset që arrijnë në gara të ndryshme e nderojnë dhe e lartësojnë emrin e Universitetit të Tetovës.
Studentët me këtë rast falënderuan Doc. Dr. Vjollca Hasani-Limani e cila i ka nxitur dhe udhëhequr gjatë gjithë procesit të përgatitjes së punimeve të tyre.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- ASH Sela: Kërcënimet e ministrit Durmishi, shqelmat e fundit të pushtetit në rënie. Prokuroria të fillojë ndjekjen penale
- 18 persona janë lënduar në zjarrin e madh që përfshiu mbrëmë fabrikën e njohur për markën “Vinçini” në Vinicë
- Bajram Rexhepi takon gratë e AKI-së: Gruaja, pjesë kyçe e bashkëmenaxhimit për një Tetovë ndryshe
- Krenar Lloga godet Bilall Kasamin: Si tu ngatërunë “V”-të as të drejtë replike ske !
- Zekolli – Kasamit: “Emri im është Polat. Poroj Polat”
- Mexhiti shpalosi vizionin për efikasitetin energjetik: Fasada energjetike për çdo ndërtesë në Çair
- “Saraji i Kujtimeve dhe Shpresës”
- Bujar Osmani: Këto zgjedhje janë referendum për Evropën, e jo për oligarkinë dhe “Botën Serbe” (VIDEO)
- Votohet njëzëri Albin Kurti si mandatar për Qeverinë e ardhshme
- Bujar Osmani: Çairi do të bëhet shembull për zgjidhjen humane dhe sistematike të problemit me qentë endacakë