Që nga fundi i vitit të kaluar kanë qarkulluar thashetheme se Apple kishte biseduar me organizata mediatike për të marrë përmbajtjen e tyre duke iu ofruar një vlerë prej 50 milionë dollarëve.
Siç raportohet, Apple dëshiron ta përdorë këtë përmbajtje për të trajnuar një chatbot gjenerues me Al, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Edhe pse ende nuk dihet nëse kjo marrëveshje është bërë në të vërtetë, sipas Apple Insider, kompania po planifikon të shpenzojë deri në 50 milionë dollarë për të licencuar miliona fotografi nga Shutterstock.
Gjithashtu, Google, Amazon dhe Meta licencojnë fotografi nga Shutterstock për aftësitë e tyre me Al.
Ndryshe, Apple në qershor do të zhvillojë një konferencë ku shumica e bisedave aty do të jenë rreh veçorive të reja të bazuara në Al që vijnë në iOS 18 duke përfshirë edhe një dyqan të mundshëm të aplikacioneve ku përdoruesit do të instalojnë vetëm aplikacione me Al.
Ndryshime nga ky sistem i ri operativ do të marrë edhe asistenti dixhital i Apple, Siri.
Me siguri, Apple do të shtojë edhe një tjetër chatbot gjenerues i cili shpjegon se pse po kërkon të licencojë përmbajtjen mediatike.