Një manifestim madhështor i përcjellë me iftarin solemn, në Shkup shënoi 33-vjetorin e themelimit të Organizatës Humanitare “El Hilal”. Pikërisht më 6 prill të vitit 1991, në një ditë ramazani, në lokalet e Medresesë “Isa Beu” u themelua kjo organizatë, e cila pandërprerë plot 33 vjet vazhdon misionin për të mirën e njerëzve. Manifestimi ishte i shoqëruar me një panel me temën: “Hapërojmë në dekadën e re të humanitetit”. Aty morën pjesë dr. Abdurauf Pruthi, kryetar nderi i El Hilalit, Huseyin Kansu nga Turqia, ish-deputet, Jahja Lluka nga Kosova, Aleksandar Kërzhaloski nga MCMS-ja si dhe Ahmet Selmani, publicist.
Me këtë rast u promovua edhe libri monografik “30 vjet në krah të nevojtarëve”, libër ky që që u përgatit me rastin e jubileut, 30 vjet, por për shkak të pandemisë u botua tani. Në këtë event u ndanë edhe pllaketa për kontribut veteranëve të El Hilalit, gazetarëve që kanë sensibilizuar çështjen humane, bamirësve tradicional si dhe mbështetësve të evenimentit dhe botimit të monografisë.
Fjalime përshëndetëse mbajtën: Behixhudin Shehapi, kryetar i El Hilalit, si dhe dr. Ilir Demiri, ministër aktual i Shëndetësisë dhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shkup, z. Fatih Ullusoj. Të gjithë këta me prezencën e tyre e nderuan këtë manifestim madhështor. Në fund u shfaq një program artistik me muzikë mistike dhe ilahije nga prof. Abaz Jahja. Për mysafirët prezent u shtrua një iftar i sponsoruar nga bamirës të vendit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Osmani: Rruga Shkup-Bllacë është projekt i BDI-së
- Osmani: Projekti i dështuar VMRO-ZNAM do të përfundojë në tetor
- Ish-pjesëtari i Sigurimit Shtetëror të Serbisë dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte
- Arbër Ademi zbulon skandalin e VLEN-it (DOKUMENT)
- Kuvendi i miratoi ndryshimet ligjore, lehtësohet regjistrimi i veturave në Maqedoni
- Eprori i policisë së Kosovës i dyshuar për spiunazh, nxirret i prangosur nga IPK-ja
- Mickoski paralajmëroi rritje të re lineare të pensioneve prej 2 mijë denarësh
- Çfarë i ndodhi? Erion Veliaj dërgohet me urgjencë në spitalin e Durrësit
- Meidani: Në Strugë liqeni kumbon shqip
- Bajram Rexhepi: Shqiptarët, nga hero me BDI-në u bënë ZERO me VLEN-in