Izraeli do të hapë dy pika kufitare me Gazën, për të mundësuar rritjen e hyrjes së ndihmave humanitare në enklavën e rrethuar palestineze. Pikë kalimi Erez Gate në veri të Gazës dhe Porti i Ashdodit do të hapen për herë të parë që nga fillimi i luftës. Gjithashtu, në pikë kalimin nga Jordania, do të lejohet të hyjnë më shumë ndihma humanitare. Ky vendim i qeverisë izraelite, erdhi pas një bisede telefonike mes kryeministrit Netanyahu dhe presidentit amerikan Bajden. Gjatë bisedës me Netanyahun, Bajden kërkoi hapa “specifikë dhe konkretë” për ta zbutur krizën humanitare në Gazë, duke thënë se ndihma amerikane për Izraelin do të kushtëzohet nëse ky i fundit nuk përgjigjet. Trysnia e lartë mbi Izraelin u bë pas vrasjes së shtatë punëtorëve të bamirësisë nga një sulm izraelit, i cili nxiti zemërim global për krizën e vazhdueshme të dërgimit të ndihmave në enklavën e rrethuar palestineze. Vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë filluar këtë muaj të dërgojnë ndihma humanitare edhe përmes detit në Gazën e rrënuar nga lufta.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Komandant Hoxha: Sot thonë se i kanë fituar luftërat, në 2001 ishin jashtë luftës duke përvetësuar miliona nga fondet e UÇK-së
- Komisioni i AUV-it: “Vita” shkeli vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës – rezultatet në pritje
- Qeveria lëshon sinjal kompromisi për votimin e diasporës
- Dy raste të etheve të Nilit Perëndimor në Klinikën për sëmundje infektive
- Kurti uron SHBA-në në 250-vjetorin e pavarësisë, kujton mbështetjen amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën
- 28-vjeçari nga Kriva Pallanka humb jetën në një aksident të rëndë në Kratovë
- Pas tetë viteve një familje ia kthen shtëpinë Halil Kastratit: Falë Zotit jeta jonë tani ka ndryshuar!
- Ndërtimi i autostradës Ohër–Kërçovë hyn në fazën përfundimtare, thotë Mickoski
- Anketa më e re: Ali Ahmeti mbetet lideri më i besuar te shqiptarët
- Shuhet “Harpagoni” shqiptar/ Aktori korçar, Koço Qendro ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare