Vedat Muriqi ka folur për Mundo Deportivo para ndeshjes finale të Kupës së Mbretit.
Mallorca do të përballet me Athletic Bilbaon të shtunën dhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi e ka dhënë një intervistë.
Ai tha se do të japë gjithçka për ta fituar.
“Ne jemi duke u përgatitur. E njohim tashmë Athletic-in, kemi luajtur dy herë kundër tyre, por një finale është një histori tjetër. Nuk është si në Ligë. Pra, siç na tha trajneri: ‘Finalet nuk luhen, fitohen’. Ne do të dalim dhe do të fitojmë. E njohim rivalin, jemi të përgatitur mendërisht dhe fizikisht dhe shkojmë në La Cartuja për të ngritur Kupën”, tha Muriqi.
Ai tha se nuk e mendonte ndonjëherë që do të luante një finale me Mallorcan
“Jo, e aq më pak unë, që në atë moshë duhej të punoja. Nuk e kisha imagjinuar kurrë që një ditë do të luaja në La Liga dhe as që do të luaja në një finale me fanellën e Majorkës. Është diçka që nuk mund ta përshkruaj me fjalë, është diçka shumë e rëndësishme për mua. Nuk do ta harroj kurrë”, u shpreh Muriqi.
TUtje, ai tha se do të pres bishtin e tij të flokëve nëse triumfojnë në finale.
“Ne po flisnim për të. Nuk e di… Antonio Sánchez më tha që nëse fitojmë finalen do ta pres bishtin. I thashë të më lërë të mendoj për këtë. Por ndoshta është kështu. Nëse e kam të qartë para ndeshjes, do të bëjë një ‘story’ duke thënë se nëse fitojmë do të pres bishtin tim’, përfundoi Muriqi.