Mushkolaj: Osmani është njohës më i mirë i proceseve europiane, kjo e bën kandidat më të përshtatshëm
Analisti politik, Imer Mushkolaj, tha që priste një debat më dinamik dhe përmbajtësor, megjithatë sipas tij eksperienca që ka pasur Bujar Osmani si shkak dhe i potitave si ministër i Punëve të jashtme, e bën atë njëhës më të mirë të çështjeve evropiane dhe një kandidat më të përshtatshëm për president.
“Votën se kush e fitoi debatin nuk do ja jepja jepja asnjërit, prisja një debat tjetër më shumë dinamik dhe më përmbajtësor, unë kamë prit një debat shumë më aktiv, ndërsa debati që pamë ishte shumë teknik. Sepse vetë kandidatët i dinë kompentencat e veta kushtetuese, por unë prisja që ata do të shkonin përtej kësaj në prezantimin e platformave, dhe ata kanë platëforma krejtësisht të ndryshme. Sa i përket rastit të ekonomisë ishte sikur po flisin vetëm për atë që atyre u takonte, ishte shumë e kufizuar unë prita që të prezantonin platformat e grupacioneve politike që përfaqësojnë. Nga ana tjetër sa i përket këtij 20 vjeçarit, nuk do të dëshiroja të marrë pjesë në këtë qasje se për 20 vite nuk është bërë sgjë, është e padrejtë e pa ndershme që të thuhet në këtë mënyrë. Normalisht që ka pasur arritje të ndryshme dhe ngecje, po jo të thuhet se apriori 20 vjeçar ka qenë pa arritje dhe pa asnjë rezultat. Unë pajtohem se Osmani ka më shumë njohuri në aspektin e çështjeve evropiane, shkak dhe i pozitave që ka pasur.
Zoti Travari ka pasur vetëm atë përvojën e qevrisjen lokale, jo se ska aftësi por zoti Osmani i di shumë ma mirë këto procese. Unë nuk e shof problem që të vendoset 2030 si një vizion për integrimin e vendit në BE”, tha Mushkolaj.