Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku foli për gazetarët pas fitores së Rubin Kazan 2-1 përballë Akhmat, në të cilën shënoi një gol dhe një asistim.
Në minutat e para keni pasur dy situata ballë për ballë dhe zero goditje në portë. Pse ndodhi kështu?
Humba përqendrimin, por më pas fati, falë Zotit, u kthye. Gjëja kryesore është që ne fituam.
A është e vështirë të mbash agjërim gjatë sezonit futbollistik?
Nuk është e lehtë, por nuk ndikon në lojën tonë. Unë mendoj se Zoti na ndihmon, në momentin që harron se nuk ke ngrënë për një kohë të gjatë.
Je i zhgënjyer që nuk je ftuar së fundmi në kombëtare? Si do t’i vlerësonit shanset tuaja për të arritur në Euro?
Jo, nuk u zhgënjeva, përqendrova të gjitha forcat për të performuar për klubin. Gjëja kryesore është të shënosh gola, atëherë do të thirresh në kombëtare. Unë besoj në veten time, kam bërë një punë të madhe në kualifikim.