Edhe kryetari i Komunës së Studeniҫanit, Azem Sadiki është bërë pjesë e “Frontit Europian” dhe mbështet edhe publikisht kandidaturën e Bujar Osmanit për president.
Kjo u bë e ditur sot, ku Sadiki edhe e priti në Qendrën Rekreative Sportive “Studeniҫani”, karvanin e kandidatit Osmani, po edhe më pas, ku vazhduan takimet me banorët e kësaj komune.
Sadiki morri pjesë edhe në iftarin e organizuar nga “Fronti Europian” në Studeniҫan, po mbajti edhe fjalim. Veҫ asaj, ai ka bërë edhe një postim në faqen e “Facebook” me mbishkrimin, “Fronti Europian”.