Arsenali ka shënuar fitore 2:0 në ndeshjen ndaj Luton Town, në kuadër të javës së 31-të bë Premierligë.
Ishte Odegaard i cili realizoi pas 24 minutave lojë, pas asistit të Kai Havertz.
Kurse në minutën e 44-të, Hashioka shënoi autogol për 2:0.
Me këtë fitore, Arsenali ka marrë primatin në elitën e futbollit anglez.
“Topçinjtë” kanë 68 pikë në vendin e parë, një më shumë se Liverpooli që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Kurse, Luton mbetet i parafundit me 22 pikë të grumbulluara.