Skënder MULLIQI
Se presidenti serb, Aleksander Vuqiq BE-në e sheh vetëm si mjet përfitues dhe asgjë më shumë, ishte deklarimi së “ Serbia do të largohet nga Këshilli i Evropës, nese i hapën dyert Kosovës të inkuadrohet në këtë organizatë evropiane” .Dhe, është fakt së Serbia
nuk e ka vendin në BE.Ajo po drejtohet gjithnjë e më shumë kah Rusia dhe Kina.Një vend më logjikë ekspansioniste dhe pushtuese ndaj Malit të Zi, Bosnjes dhe Kosovës, sigurishtë që nuk përputhet më interesat për një Evropë të Bashkuar.Kjo logjikë edhe pse gjatë
u tolerua nga BE- dhe Amerika , megjithate nuk do të pranohet nga bota e qytetëruar.Serbia po tenton zhbërjën e këtyre shteteve, për ti lëshuar rrugë Serbisë të Madhe.Paraprakisht Komiteti Politik i Këshillit të Evropës, ka mbështetur Kosovën për ta pranuar
në këtë organiztë të rëndësishme evropiane .Sigurisht së kjo ishte një ditë historike për Kosovën në rrugën e saj evroatlantike.Natyrishtë së kjo është meritë e klasës së re politike në pushtetin e Kosovës, pas liberalizmit të vizave për qytetarët tanë.Kosova
gjithmonë ka qenë dhe është proevropiane edhe pro amerikane, në krahasim më Serbinë e cila kurrë nuk u reformua si shtet edhe pse tashmë kan kaluar 30 vite nga përfundimi i luftës në ish-Jugosllavi.Këtë shtet është duke e drejtuar politika promillosheviqiane,
një politikë fashiste ndaj shqiptarëve.Rusia dhe Serbia po i vringëllojnë shpatat mesjetare mbi popujt tjërë në vendet e tyre.Duket që BE dhe Amerika e kan tashmë të qartë së tendenca për ta kthyer Serbinë në gjirin e saj, nuk po funksionon.Vuqiqi, nuk e dënojë
agresionin ushtarak rus ë Ukrainën sovrane , dhe as që ju bashkua botës demokratike për ti vu embargo.Logjika putiniste është ngulitur thellë më mendjët jo vetëm të regjimit ,por edhe të shumica e serbëve.Putin dhe Vuqiqi janë duke tentuar një rend të ri botëror
sipas kutit të tyre, e që nuk do të lejohet nga NATO.Serbisë ju kan shtuar apetitet për rizgjerim të territoreve, nga shpresa që Rusia do të dalë fituese e luftës në Ukrainë.Tjeter.Dihet së më marrveshjën e Dejtonit në Bosnje u ndalua lufta , por që nuk po
ndërtohet ashtu si duhet paqja.Serbëve të Bosnjes ju dha mundëia që të përfitojnë nga lufta më Republika Serpska, në krye të së cilës gjendet Millorad Dodik, i cili qdo ditë po kërkon ndarjen nga BH-ja.Ky është bërë njeriu më i besueshem i Putinit më Vuqiqin
dhe Vulinin në rajon.Në Mal të Zi më ardhjën në pushtet të klikës proserbe të ish Momir Bullatoviqit, presidentit Milatovoviq dhe krykuvendarit Mandiq, Serbia po e sheh si mundësi të mirë realizimin e idesë të botës serbe.Në veri të Kosovës më shumicë serbe,
Vuqiqi, po tenton më luftë tia bashkangjet këtë pjesë më të pasur dhe më vitale të vendit tonë, Serbisë.Kjo gjithnjë po bëhët sipas udhëzimeve të diktatorit Vladimir Putin, i cili jetikisht krejt për interesa të veta, po dëshiron të ndezë zjarrin e luftës
edhe në Ballkan.Dhe, nuk është aspak qudi pse përfaqësuesit e orjentimit proserb, në Mal të Zi dhe në BH-në ishin kunder mendimit të Këshillit të Evropës për inkuadrim të Kosovës.Megjithe tendencat e Vuqiqit dhe kamarrillws të tij shoviniste, Kosova do
të jetë pjesë e familjës evropiane , dhe do të jetë edhe pjesë e NATO-s.