SHQIPTARËT DHE ORIENTIMI I TYRE

Shqiptarët
– Dënojnë ideologjinë totalitare dhe staliniste;
– Dënojnë bolshevizmin dhe stalinizmin;
– Nuk e mbështesin sistemin dhe regjimin e pas Luftës së Dytë Botërore dhe distancohen prej tij;
– Janë kundër qeverisjes autoritare, autokrate, tiranisë dhe despotizmit;
– Janë kundër sistemit monist;
– Mbështesin pluralizmin politik dhe demokracinë parlamentare;
– Mbështesin ndërtimin e shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës;
– Mbështesin ndërtimin e shoqërisë civile;
– Mbështesin liritë dhe të drejtat e njeriut;
– Mbështesin lirinë e fjalës dhe shtypin e pavarur;
* * *
– Duhet të forcojnë dhe të ngrenë në nivel më të lartë arsimimin;
– Duhet t’i intensifikojnë veprimet e veta për t’i luftuar dukuritë negative në shoqëri – veprimet e paligjshme, trafikimin e qenieve njerëzore, të armëve, të lëndëve narkotike, korrupsionie, pasurimin brenda natës, partizimin dhe politizimin e institucioneve publike, nepotizmin, imoralitetin, abuzimet gjatë procesit zgjedhor etj.;
– Duhet të veprojnë për eliminimin e plotë të fenomenit të hakmarrjes;
– Duhet të angazhohen për parandalimin e tendencave të segmenteve të caktuara të shoqërisë për t’i lënë vatrat dhe vendlindjen dhe për të emigruar në vendet perëndimore;
– Duhet të dinë se individi, familja, shoqëria dhe shteti mund të zhvillohen dhe të forcohen vetëm me punë të ndershme;
– Duhet ta rrisin përgjegjësinë në punë;
– Duhet t’i përcjellin arritjet më të reja në botë, në lëmin e shkencës, të teknikës, të teknologjisë, të informatikës, të mjekësisë etj.;
– Duhet t’i përfshijnë në procese shoqërore, politike dhe ekonomike të rinjtë e aftë dhe të shkolluar;
– Duhet të dinë se në shekullin XXI nuk jetohet me mite dhe legjenda, as me patriotizëm folklorik;
– Duhet t’u kushtojnë rëndësi vlerave kombëtare dhe të rrisin vetëdijen kombëtare;
– Duhet të dinë se copëtimi i trojeve etnike të tyre është pasojë e sundimit osman dhe e rrethimit me hienat serbe, greke, malazeze dhe sllavo-maqedonase;
– Duhet të dinë se ngecja e tyre është pasojë e copëtimit të trojeve etnike të tyre;
– Duhet të dinë se për ngecjen e vet, janë fajtorë edhe vetë;
– Duhet t’i tregojnë botës se janë popull historik dhe popull politik;
– Duhet të manifestojnë kapacitet shtetformues apo shtetndërtues;
– Duhet të jetësojnë ideologjinë kombëtare të rilindësve;
– Duhet të ndërtojnë dhe të ndjekin politikë kombëtare dhe strategji kombëtare;
– Duhet të kenë ideale madhore dhe të kenë politikanë idealistë;
* * *
– Lidhjet me papatin e Romës, të vendosura në kohën e Gjergj Kastriotit, i kultivojnë sot e kësaj dite;
– Mbështesin miqësinë dhe partneritetin strategjik me ShBA-në;
– Mbështesin integrimin në strukturat euro-atlantike – në NATO dhe në BE;
– Kundërshtojnë fundamentalizmin dhe radikalizmin islamik;
– Janë popull që gjatë Luftës së Dytë Botërore i mori në mbrojtje hebrenjtë dhe nuk i dorëzoi gestapos gjermane asnjë hebre;
– E çmojnë lartë qëndresën e Gjergj Kastriotit ndaj mësymjeve osmane;
– Me pushtimin e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, shqiptarët ranë nën një sundim shumëshekullor;
– E çmojnë lartë figurën e heroit kombëtar – Gjergj Kastriotit;
Çmojnë lartë periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe rilindësit;
– Çmojnë lartë Vlorën e vitit 1912;
– Çmojnë lartë dijetarët gjermanë dhe austriakë të cilët, që nga Lajbnici deri më sot, u morën me studimin e vlerave kulturore dhe historike shqiptare;
– Janë shembull në botë, i harmonisë ndërfetare;
– Çmojnë lartë flamurin kombëtar dhe himnin kombëtar;
– Nuk njohin flamur tjetër pos shqipes me dy krerë;
– Nuk njohin himn kombëtar tjetër përpos këtij që fillon me betimin për flamur;
– Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën çlirimtare të saj;
– Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe luftën e 2001-shit;
– Çmojnë lartë UÇPMB-në dhe luftën heroike të saj në Kosovën lindore (Preshevë, Bojanoc, Medvegjë);
– Mbështetën ndërhyrjen ushtarake të NATO-së me në krye ShBA-në, kundër forcave pushtuese serbe në Kosovë dhe makinerisë ushtarake serbe në Serbi;
– Mbështetën me luftë dhe sakrifica çlirimin e Kosovës;
– Mbështetën me entuziazëm shpalljen e pavarësisë së Kosovës;
– Vlerësojnë lartë simbolin e qëndresës kombëtare – Adem Demaçin;
– Vlerësojnë figurën e Ibrahim Rugovës, si pjesë e historisë së çlirimit të Kosovës;
– Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën heroike të saj për çlirimin e Kosovës;
– Çmojnë lartë komandantin legjendar Adem Jasharin dhe përulen para sakrificës së tij dhe të Jasharajve për lirinë e Kosovës;
– Çmojnë lartë dëshmorët e kombit që ranë në altarin e lirisë, në luftë kundër pushtuesve serbë, për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.
* * *
– Krenohen me nobelisten Nënë Terezë;
– Çmojnë lartë figurën e Eqrem Çabejt, babait të gjuhës shqipe;
– Çmojnë lartë shkrimtarin gjenial – Ismail Kadarenë, të përkthyer dhe të botuar në 56 gjuhë të botës;
– Vlerësojnë nobelistin Ferid Muratin;
– I kanë dhënë skenës së teatrit evropian një aktor si Aleksandër Mojsiu;
– Ia kanë dhënë botës më të madhin aktor të historisë së kinematografisë amerikane në zhanrin e humorit – Xhon Belushin;
– Ia kanë dhënë botës Odiseun shqiptar – Bekim Fehmiun.
* * *
– Mbështesin bashkimin kombëtar;
– Janë faktor paqeje dhe qëndrueshmërie në rajon;
– E dinë se rrethohen nga fqinj grabitqarë si Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia, të cilat, me ndihmën e Rusisë, e kanë grabitur më tepër se gjysmën e territorit të tyre;
– Nuk do të kenë marrëdhënie të mira me Serbinë dhe me Greqinë, derisa këto dy vende të mos e lajnë borxhin ndaj shqiptarëve;
– Kundërshtojnë politikën antishqiptare të Rusisë dhe politikën proserbe të saj;
– Nuk janë të drejtuar nga orienti, d.m.th. nga bota arabe apo persiane;
– Nuk funksionojnë me sistem oriental të vlerave – arabe apo persiane;
– I takojnë Evropës dhe janë pjesë e familjes së popujve të kontinentit të vjetër;
– Janë popull proamerikan, përkatësisht properëndimor.

Xhelal Zejneli