Burnley ka marrë një pikë nga përballja e sontme, duke iu vështirësuar kështu edhe më shumë rruga për mbijetesë.
Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany luajti baras sonte me Wolvesin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Premierligë.
Takimi në stadiumin “Turf Moor” përfundoi me rezultatin 1:1.
Jacob Bruun Larsen (37’) shënoi fillimisht për epërsinë e Burnleyt, teksa golin e barazimit për “Ujqit” e realizoi Rayan Ait-Nouri (45+3’).
Vlen të theksohet Arijanet Muric edhe sonte ishte në portën e vendasve, duke regjistruar kështu paraqitjen e tij të tretë rresht në elitën e futbollit anglez.
Burnley pas këtij barazimi ka 19 pikë dhe ndodhet në pozitën e parafundit (19).
Wolvesi është i dhjeti me 42 pikë.