Ernest Muçi mund të bëjë një hap të madh në karrierë, duke u transferuar në Premierligë.
Sipas raportimeve të fundit nga Turqia, Aston Villa ka shprehur interesim për yllin e ri shqiptar
“Sozcu” shkroi se Muçi po ndiqet nga afër nga klubi anglez dhe se një lëvizje pritet të bëhet në fund të sezonit.
Aston Villa thuhet se po përcjell 23-vjeçarin që nga përballja e tyre me Legian në Ligën e Konferencës.
Londinezët tani besohet se janë në fazën e vendimmarrjes për fundin e sezonit.
Mesfushori ofanziv iu bashkua Besiktasit në shkurt, duke u transferuar nga Legia e Varshavës për 10 milionë euro.
Ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Ernest Muçi me fanellën e Besiktasit ka regjistruar në total shtatë paraqitje dhe ka shënuar dy gola. /