Disa javë më parë, Xavi Hernandez njoftoi se do të largohet nga Barcelona në fundin e këtij sezoni.
Megjithatë, duket se për bordin drejtues ky vendim, nga ana e trajnerit spanjoll nuk është i duhuri, me presidentin e klubit, Joan Laporta, i cili dëshiron të bindë atë që të qëndrojë edhe pas përfundimit të këtij sezoni, teksa besojnë se Xavi është i duhuri për të rimëkëmbur skuadrën e tyre.
Sipas raportimeve të fundit, kataluansit duan që ai të jetë në krye të skuadrës për të paktën edhe një sezon tjetër.
Por, duket se Xavi është i vendosur për t’u larguar në verë dhe nuk dëshiron që të bëjë ndryshim në vendimin e tij.
Pas 30-të xhirove të zhvilluara në La Liga, Barcelona gjendet e dyta në tabelë me 67 pikë, tetë më pak se Real Madridi lider.