Urim SALIU
Koalicionet artificiale u bënë.Edhe në VLEN ka parti dhe politikanë që nuk duhej të ishin bashkë në frontin e opozitës sepse kanë qenë pengu i ndryshimit.Njerëzit e dijnë të vërtetën por për VLEN kaq kësaj radhe.
Lajmi është si mund kundërshtarët e acaruar deri në skutat më të errëta të PDSH dhe BDI-së mund të bëhen aleatët e sotëm.
Kjo është një fasadë siç është po aq e tmerrshme afrimi i disa politikanëve në VLEN që nuk i lidh asgjë tjetër përveçse shpëtimit të karrierave politike dhe një vend deputeti krerëve.
Rrëfimin më poshtë do ta bëj në veten e parë.
Kryesore pas kaq kohësh paqja erdhi.Faleminderit z. Ali Ahmeti, faleminderit z. Menduh Thaçi që ulët tensionet tuaja dhe tani edhe me vëllaun në shtëpi jam “pajtuar”. .Pas kaq vitesh nuk e mbaj më nën jastëk” armën e ftohtë” .S’kam më armiq që mbase ishin fiktiv por nuk i dihej.
Dalim në kafe, plot jetë .Ulemi me ata të BDI-së dhe pas kaq kohësh u themi : si jeni vëllezër.N’a falni se u kemi ofenduar pak.S’ka gjë thonë ata.Shqiptarë jemi.
Mjafton që nuk shihemi më si dy Koretë ajo e Veriut dhe e Jugut.
Po ku ka më fitore se sa kjo.Ne nuk jemi më të huaj me njëri-tjetrin.Sa naiv paskemi qenë.
Herën tjetër do shkoj edhe te djali i hallës për festën e Bajramit.Edhe aty pati arritur ndarrja.Sa bukur është të presësh pranverën i bashkuar pas kaq kohësh.Ne nuk jemi më Berlini i ndarë .Disa miqve të BDI-së do t’u dërgoj edhe kartolina në fundvit. Dhe nëse ata në rast fitoreje festojnë diku , do i ndajmë tavolinat bashkë.Ata kanë më shumë apetit sepse kanë patur pushtet.Ne në opozitë kuptohet se me lukthin nuk jemi edhe aq mirë , por edhe kjo s’ka rëndësi.
Do t’a bëjmë një platformë shqiptare tash dhe do t’a quajmë Platforma e Unitetit .Tash nuk e dij a në Zajaz do ta nënshkruajmë a në Tetovë, s’ka lidhje edhe për këtë.
Si do që të jetë kërkojmë falje edhe njëherë nëse u kemi lënduar dicka por kërkoni edhe ju që nuk kam dyshim se do t’a bëni.S’ka rëndësi më asgjë.Rëndësi kemi ne.
P.S.Autori është kryeredaktor i Portalit TS.