Vëllazërimi i Sllatinës është arratisur në kreun e tabelës me 38 pikë duke mundur skuadrën pretendente ES me rezultat 2:0 informon Tetovasot. Ndeshja filloi me një minutë heshtje për vdekjen e të riut Florian Zeqiri.
Trenerët Sejdi Idrizi dhe Zemri Idrizi e kanë quajtur një fitore me vlerë por shumë të vështirë edhe për faktin se 75 minuta skuadra ka luajtur me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të mesfushorit Samir Xheladini.
Por trenerët janë të kënaqur me reagimin e skuadrës dhe lojën e dominuar përkundër mungesës numerike në fushë.
Ndeshja tjetër derbi ndërmjet Sharrit dhe Dobroshtit ka përfunduar me fitoren minimale të skuadrës nga Gllogja që ngjitet e treta në tabelë me një sërë skuadrash me pikë të barabarta .
Renova gjithashtu ruan hapin me fitoren e thellë 4:0 ndaj skuadrës Rufeja.Vardari ka shënuar fitore 0:2 në Poroj kundër Skënderbeut ndërsa Mërgimtari kundër Yllit dhe Piroku kundër Jehonës.Tetovasot