Veshka e derrit transplantohet për herë të parë te një person i gjallë

Kirurgët kanë transplantuar për herë të parë një veshkë nga një derr i modifikuar gjenetikisht në një person të gjallë.

Richard Slayman, 62 vjeç, i cili vuante nga sëmundja e veshkave në fazën e fundit, iu dha organi gjatë një operacioni katërorësh.

Mjekët në Boston thanë se ai është duke u shëruar dhe pritet që së shpejti të lirohet nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts.

“Unë e pashë atë jo vetëm si një mënyrë për të më ndihmuar, por një mënyrë për të ofruar shpresë për mijëra njerëz që kanë nevojë për një transplant për të mbijetuar”, tha Slayman në një deklaratë.

Është një moment historik në fushën e ksentransplantimit ose transplantit nga kafshë te njeriu, që mund të ofrojë shpresë për njerëzit në listën e pritjes për transplantim organesh në mbarë botën, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Nëse nuk e dini, kjo nuk është hera e parë që organet e një derri transplantohen te njeriu.

Procedura është e rrezikshme. Në SHBA ka pasur dy transplantime zemre nga derri te njeriu, por në të dyja rastet, pacientët jetuan jo më shumë se dy muaj. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur shenja se sistemi imunitar i Slayman po refuzon veshkën.

Kompania farmaceutike eGenesis krijoi veshkën dhe përmbante gjithsej 69 modifikime gjenesh, dhjetë prej të cilave u bënë për të zvogëluar rrezikun e refuzimit. 59 modifikimet e tjera janë bërë për të ulur rrezikun e infektimit nga viruset.

“Suksesi i këtij transplanti është kulmi i përpjekjeve të mijëra shkencëtarëve dhe mjekëve gjatë disa dekadave”, tha Dr.Tatsuo Kaëai, një anëtar i ekipit kirurgjik.

“Ne jemi të privilegjuar që kemi luajtur një rol të rëndësishëm në këtë moment historik. Shpresa jonë është që kjo qasje e transplantit do të ofrojë një shpëtim për miliona pacientë në mbarë botën që vuajnë nga dështimi i veshkave”.

Slayman bëri edhe më parë një transplant të veshkave, por nga një njeri i cili kishte vdekur në vitin 2018, pasi ishte në dializë, por transplanit tregoi shenja dështimi vitin e kaluar dhe ai u desh të rifillonte dializën.