Me datë 18.03.2024, rreth orës 12:50, në SPB Strumicë është raportuar se në rrugën kryesore Strumicë – Novo Sellë, pjesa ndërmjet fshatrave Bosilovë dhe Turnovë automjeti e pasagjerëve “Volkswagen Polo” me targa të Strumicës i drejtuar nga 40-vjeçari V.D.T. nga fshati Stinik, komuna e Novosellës, ka dalë nga rruga.
Nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë një foshnjë, e cila është transportuar me veturë, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku në Qendrën mjekësore Strumicë. Lëndime trupore ka pësuar V.D.T. dhe pasagjeri S.T.(49) nga fshati Dobroshinci i Strumicës.
Nga ana e prokurorit publik dhe ekipit të RSV Strumicë kanë kryer kontroll të vendit.