Pesë vjet pas “Terminator: Dark Fate”, legjendari Arnold Schwarzenegger po xhiron një tjetër film. Bëhet fjalë për realizimin e filmit “Njeriu me çantë” në të cilin aktori i njohur luan si babagjyshin.
Schwarzenegger është duke filmuar një komedi familjare për Krishtlindje me regji të Adam Shankman. Ai luan rolin e Santa Claus, i cili i kërkon një ish-hajduti ta ndihmojë të marrë një çantë me dhurata magjike të vjedhura për të shpëtuar Krishtlindjet. Xhirimet fillojnë në vjeshtë. Arritja në kinema është planifikuar për vitin 2025.