Katër nga shtatë kandidatët të cilët mblodhën nënshkrime nga qytetarët sot dorëzuan kandidaturat për president në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
Kandidatura për president ka dorëzuar shefi aktual i shtetit Stevo Pendarovski, i cili mbështetet nga LSDM dhe koalicioni, Stevço Jakimovski nga GROM-i, Maksim Dimitrievski nga “E Di” dhe Arben Taravari nga koalicioni i opozitës shqiptare Vlen.
Sipas afatit të KSHZ-së për zgjedhjet presidenciale, kandidaturat duhet të dorëzohen deri nesër në mbrëmje. Nënshkrime për kandidaturë për president mblodhën edhe Gordana Siljanovska Davkova, e cila mbështetet edhe me nënshkrimet e deputetëve nga VMRO DPMNE dhe koalicioni, Biljana Vankovska, e mbështetur nga e Majta dhe Bujar Osmani, i mbështetur nga BDI.
Kandidaturat duhet të konfirmohen nga anëtarët e KSHZ-së dhe më pas ata do të bëhen zyrtarisht kandidatë presidencial.