Dyshja kosovare Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi, janë shndërruar në futbollistë kyç të ekipit të njohur rumun Rapid Bukuresht.
Skuadra rumune e ka postuar një fotografi të tyre duke u lutur.
Sigurisht ky moment është kapur nga fotografi, derisa Rrahmani dhe Krasniqi ishin duke u futur në lojë.
Ajo është shoqëruar edhe me flamurin e Kosovës.
Kombëtarja e Kosovës në muajin mars do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Armenisë dhe Hungarisë.
Për të luajtur për “Dardanët” është ftuar Albion Rrahmani, ndërkaq Ermal Krasniqi, jo.