Interi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në shtëpi me Napolin, në kuadër të javës së 29-të në Serie A.
Ishin pikërisht vendasit që kaluan të parët në epërsi në minutën e 43-të të takimit.
Por, kampioni në fuqi i Italisë, Napoli arriti të barazonte rezultatin në minutën e 81-të të ndeshjes.
Me këtë barazim, Interi shkon në kuotën e 76 pikëve në vendin e parë, 14 më shumë se Milani.
Në anën tjetër, Napoli është në pozitën e shtatë me 45 pikë të grumbulluara.