Pa rrymë nesër do të jenë disa pjesë të komunave Gjorçe Petrov dhe Qendër, informojnë sot nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit.
“Është marrë njoftim nga ‘EVN’, se për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektrodistributiv, pa energji elektrike prej orës 9 deri ora 12 do të mbeten shfrytëzuesit nga një pjesë e rrugës ‘Kozara’, komuna Qendër. Prej orës 9 deri ora 15:00, pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit e një pjese të rrugës ‘Voin Drashkoviq’, komuna Gjorçe Petrov”, thuhet në kumtesë.