Real Madridi ka bërë një tjetër hap drejt titullit kampion në La Liga.
“Los Blancos” triumfuan në udhëtim 2:4 ndaj Osasunas, në kuadër të javës së 29-të të elitës së futbollit spanjoll.
Vinicius Junior kaloi mysafirët në epërsi në minutën e katërt, para se Budimir të barazonte shifrat tre minuta më pas.
Dani Carvajal riktheu epërsinë e madrilënëve me një gol në minutën e 18-të të ndeshjes.
Diaz e Vinicius shënuan më pas në pjesën e dytë për 1:4, teksa në shtesa Osasuna shënoi edhe njëherë tjetër përmes Munoz.
Me këtë fitore, Real Madridi shkon në 72 pikë në vendin e parë, 10 më shumë se Girona e 11 më shumë se Barcelona, që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Osasuna është në vendin e 10-të me 36 pikë të grumbulluara.