Sejdiu promovon projektet e Qeverisë, Rexhepi: Rruga Uzurmisht-Pallaticë, financohet nga Ministria e Transportit

Në mungesë të projekteve që mbajnë vulën e Komunës së Zhelinës, i pari i kësaj komune, Blerim Sejdiu, ka filluar të përvetësojë dhe reklamojë e promovojë, projektet e inicuara dhe financuara nga Qeveria.

Së fundmi, Blerim Sejdiu në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka paralajmëruar fillimin e punimeve intenzive për aksin rrugorë Uzurmisht – Pallaticë, por sipas informacioneve zyrtare, projekti në fjalë, financohet nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut.

Zëvendës ministri i Transportit, Bekim Rexhepi ka thënë se punimet për rrugën në fjalë kanë filluar dhe se projekti financohet nga Ministria e Transportit, në kuadër të programit për rrug lokale që financohet nga Banka Botërore.

“Punimet kanë filluar në rrugën lokale Pallaticë Uzurmisht. Është projekt i finasuar nga Ministria e Transportit në kuadër të programit për rrugë lokale të Bankes Botërore. Perveҫ kësqj rruge, në Komunën e Zhelinës do të fillojë edhe rruga lokale në fshatin Kapaҫindoll”, tha mes tjerash Rexhepi