Sot shënohet Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorit

15 marsi shënon ditën Botërore të të Drejtave të Konsumatorit.

Kjo ditë shënohet si një mjet për të rritur ndërgjegjësimin global për të drejtat dhe nevojat e konsumatorëve.

Festimi i kësaj dite është një shans për të kërkuar që të respektohen dhe mbrohen të drejtat e të gjithë konsumatorëve, si dhe për të protestuar kundër abuzimeve të tregut dhe padrejtësive

Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorit njihet globalisht me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara dhe aktorëve ndërkombëtarë.

Më 15 mars 1962, presidenti amerikan Xhon F. Kenedi miratoi “Ligjin për të drejtat e konsumatorëve”.